Tabela skandaloze në Kopshtin Zoologjik të Tiranës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Tabela skandaloze në Kopshtin Zoologjik të Tiranës

    Insajderi
    10 June 2022 - 10:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kopshti Zoologjik në Tiranë që së fundi është hapë për vizitorë të shumtë, duket se nuk ka pas kujdes të madh në tabelat sinjalizuese për vizitorë, pasi që në pjesën ku është vendosë një tigër, përmbajtja e kësaj tabele është tmerruese, duke pas parasysh mënyrën se si paralajmërojnë fëmijët për kujdes.

    “Tigrat i duan fëmijët. Por ata janë të vështirë për t’u tretur! Kështu që ju lutemi qëndroni prapa”, është shkruar në këtë tabelë e cila është duke qarkulluar në rrjete sociale.Për këtë qasje të menaxherëve të Kopshtit Zoologjik ka reaguar edhe Agron Llakaj i cili ka shkruar “Mirëmëngjesi!

    Kjo tabelë është vendosur në Kopshtin Zoologjik të Tiranës…një shprehje e shëmtuar, nga kudo ku është marrë, duhet të hiqet urgjent. Më shumë se e shëmtuar”, shkruan ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark