Tahiri: Aktvendimi i Kushtetueses konfirmoi qëndrimin e PDK-së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri: Aktvendimi i Kushtetueses konfirmoi qëndrimin e PDK-së

    Insajderi
    08 August 2025 - 17:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka reaguar menjëherë pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, duke e cilësuar si një “vulë zyrtare” mbi atë që, sipas tij, PDK-ja e ka thënë që në fillim: se Vetëvendosje ka bllokuar qëllimisht punën e Kuvendit për muaj të tërë.

    Në një paraqitje për media, Tahiri theksoi se PDK-ja nuk ka marrë pjesë në asnjë votim gjatë kësaj periudhe, sepse, siç tha ai, kanë lexuar drejt sinjalet dhe vendimin e mëhershëm të Gjykatës.

    “Ne e kemi ditur se ajo që po ndodhte në Kuvend ishte në kundërshtim me Kushtetutën,” u shpreh ai, duke shtuar se vendimi i fundit vetëm sa e konfirmon këtë bindje të tyre.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark