×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri akuzon Kurtin për shkelje të Kushtetutës dhe skandale gjatë qeverisjes 4-vjeçare

    Insajderi
    02 December 2024 - 11:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka akuzuar qeverinë e kryeministrit Albin Kurti për një sërë dështimesh dhe skandalesh gjatë katër viteve të qeverisjes së tij, shkruan Insajderi.

    Gjatë seancës plenare në Kuvend, ku Tahiri prezantoi projektrezolutën për katër vjet qeverisje, ai tha se qeveria aktuale ka shënuar rekorde për shkelje të Kushtetutës dhe ka qenë e përfshirë në skandale të shumta.

    “Ky kryeministër ka sjellë një ekspozë, një pamflet me gjuhë të thatë, dhe tash po dëshmohet që kjo ka mbetur vetëm një listë dëshirash… në hyrje të debateve do të doja t’i theksoja dështime dhe skandale,” tha Tahiri.

    Ai përmendi disa çështje sipas tij kritike, duke përfshirë shkeljet e Kushtetutës dhe probleme të tjera që, sipas tij, kanë shoqëruar qeverisjen e Kurtit.

    “Skandali i dytë ndërlidhet me problemet dhe korruptivitetin e tenderëve një burimor, çështja e tretë lidhet me skandalin e ambasadorit Martin Berishaj, për të cilin qeveria duhet të deklarohet nëse ka qenë në dijeni. Çështja e katërt ka të bëjë me skandalin në KEK, ku Nagip Krasniqi ka një aktakuzë,” tha Tahiri.

    Ai gjithashtu kërkoi përgjigje nga kryeministri për disa çështje të tjera, si humbja e rastit me ‘Counter Global’, fshirja e borxhit të ujit, skandali në RTK, dhe premtimet për çerdhe dhe sigurim shëndetësor.

    “Kryeministri duhet na tregojë pse ka premtuar 160 çerdhe, ndërsa katër janë të funksionalizuar, të na tregojë pse nuk u bë sigurimi shëndetësor, ku janë banimet për çifte, ku është punësimi, dhe ku është lufta ndaj korrupsionit,” tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark