
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja në dialogun Kosovë–Serbi, ka deklaruar se presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, e ka lënë jashtë dyerve të Uashingtonit kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, dhe atë të Shqipërisë, Edi Rama.
Me ç’rast ajo tha se “keq i kemi punët si komb, si dy shtete”.
Në shkrimin e saj, Tahiri thotë se Kurti kot shkoi në ShBA dhe se atje u injorua plotësisht nga Qeveria Amerikane.
“Dy politikane shqiptar jashte orbites se Trumpit – njeri mbeti jashte dyereve te Ëashingtonit tjetri nuk e kaloi oqeanin atlantik – Kurti kot shkoi ne SHBA u injorua plotesisht nga qeveria Amerikane, Edi Rama perfundoi si nje argetues i diplomateve evropian me batuta ne kurriz te Trumpit.. keq i kemi punet si komb, si dy shteteve..”, ka shkruar Tahiri.