Arrihet marrëveshje për çertifikatat e transportit të mallrave të rrezikshme - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrihet marrëveshje për çertifikatat e transportit të mallrave të rrezikshme

    Insajderi
    20 April 2016 - 10:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Me ndërmjetësimin e BE-së, në Bruksel pas bisedimeve maratonike dhe në një atmosferë të rëndë dhe të tensionuar, rreth orës 3:30 pas mesnate është arritur marrëveshja për njohjen reciproke të certifikatave për transportin e mallrave të rrezikshme ADR në mes të dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë, ka njoftuar ministrja për Dialog, Edita Tahiri e cila theksoi se kjo marrëveshje konfirmon se Serbia ka njohur shtetin e Kosovës në fushën e transportit të mallrave të rrezikshme.

    Ministrja Edita Tahiri ka theksuar se me ketë marrëveshje, të dyja shtetet janë pajtuar për njohjen reciproke të certifikatave të ADR-së, sipas konventës e OKB për certifikatat e ADR-së (certifikatat për vozitësit dhe certifikatat për automjete) dhe të standardeve ndërkombëtare dhe evropiane për transportin e mallrave të rrezikshme. Kjo marrëveshje u arrit pas tetë muaj bisedimesh dhe pasi Kosova vendosi masat e reciprocitetit ndaj Serbisë. Kjo marrëveshje është në pajtim me marrëveshjen e Brukselit për tregtinë e lirë të vitit 2011 dhe parimet e CEFTA-së.

    Marrëveshja në fjalë hynë në fuqi nga data 25 prill 2016 si dhe zbatimi i saj është i garantuar nga Bashkimi Evropian si ndërmjetëse e dialogut të Brukselit. Delegacioni i Qeverisë së Kosovës ka konfirmuar se në ditën kur hynë në fuqi kjo marrëveshje atëherë në po të njëjtën ditë do të hiqen masat e reciprocitetit të vendosura nga Qeveria e Republikës së Kosovës, njofton RTK.

    Delegacioni i Republikës së Kosovës i kryesuar nga ministrja  Edita Tahiri dhe në përbërje ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, si dhe ekipi i ekspertëve, ka zhvilluar në Bruksel bisedime rreth 20 orë gjatë tërë ditës deri në orët e mëngjesit. Për shkak të situatës së tensionuar pas shkeljeve që zyrtarët e Serbisë i kanë bërë marrëveshjes për normalizim me deklaratat provokative, bisedimet janë zhvilluar kryesisht në format dy palësh dhe vetëm në orët e vona të mbrëmjes kanë vazhduar në format trepalësh.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark