
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka komentuar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, duke thënë se ka shënuar një momentum të ri.
Duke folur për këtë, ai i bëri thirrje Lëvizjes Vetëvendosje që të reflektojë, siç u shpreh Tahiri, mbi sjelljen e saj në Kuvend.
“Tashmë është e qartë që gjatë kësaj periudhe në një mënyrë apo në një tjetër është abuzuar me rregullat parlamentare nga kryesuesi i kësaj seancë, duke na imponuar vendimin në mënyrë të jashtëligjshme, në mënyrë kundërkushtetuese një votim sa i përketë komisionit për votim të fshehur”.
“Konsiderojmë dhe shpresojmë që tashmë Lëvizja Vetëvendosje do të reflektojë dhe së bashku do të arrijmë në një kompromis që do ta nxjerrim vendin nga kjo situatë e krijuar e që në fakt ishte edhe një angazhim i madh i Lëvizjes Vetëvendosje gjatë kësaj periudhe që të mbesin në propozimet e tyre”, u shpreh tutje ai.