Ministrja për Dialog, Edita Tahiti, ka thënë se deklarata e deputetit të AAK-së, Daut Haradinaj, ka ardhur si reagim për padrejtësitë së po i bëhen vëllait të tij, Ramush Haradinaj, dhe për sjelljen e papërgjegjshme të Serbisë, jo vetëm karshi Kosovës, por edhe të të gjithë rajonit.
“Duhet të shihet edhe motivi e kësaj deklarate, sepse vëllai i tij po mbahet padrejtësisht në Francë. Ai ka kaluar edhe nëpër gjykatën e Hagës dhe ka dalë i pastër”, ka thënë ministrja Tahiri.
“Duhet të kuptohet si një reagim për padrejtësitë dhe për papërgjegjësinë e Serbinë edhe në rajon”, ka shtuar ajo.
Sipas saj, Serbia është ajo që shkon përtej deklaratave nxitëse, madje duke vepruar edhe në terren, siç ishte rasti me trenin dhe murin në veri.
“Bashkimi Evropian e ka adresën e qartë se ku të kërkojë përgjegjësi për deklaratat nxitëse, që destabilizoi gjithë rajoni”, ka thënë ajo./Insajderi.com