Tahiri flet për përplasjet e ashpra mes PDK-së dhe VV-së në Kuvend, thotë se Kurti e ka turpëruar Kosovën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Tahiri flet për përplasjet e ashpra mes PDK-së dhe VV-së në Kuvend, thotë se Kurti e ka turpëruar Kosovën

    Insajderi
    05 October 2021 - 21:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Abelard Tahiri, ka treguar në emisionin Pressing në T7 se pse grupi kuvendar e tij është përplasur me atë të VV-së.

    Ai thotë se beson që Qeveria ka arritur një marrëveshje të dëmshme me Serbinë për sa i përket targave.

    Deputetët e PDK-së ishin më të zëshmit kundër kësaj marrëveshje dhe e treguan këtë në Kuvend. Tahiri thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka turpëruar vendin me këtë marrëveshje.

    “Ne besojmë që është marrëveshje e dëmshme për Kosovën. Është hera e parë që pranojmë si Republikë e Kosovës që pranojmë targa të Serbisë për Kosovën. Ishte e dhimbshme që Policia e Kosovës u bllokua nga bandat. Qeveria mund të thotë se është vetëm për 6 muaj. Por prapë është legale. Dje e akuzuam Qeverinë se ka arritur një marrëveshje të dëmshme për vendin. Ne e kemi përkrahur. Dje votuam dy marrëveshje ndërkombëtare. Për ujërat me qeverinë Austriake dhe të dytën për Covid. Pa opozitën nuk do të kalonte. Por ne i votuam se ishin të drejta. Por kjo marrëveshje është e dëmshme për vendin tonë. Kemi këtë bindje dhe andaj kemi këtë qëndrim. Kurti e ka turpëruar Kosovën me këtë marrëveshje”, tha ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark