×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri: Hapja e urës së Ibrit për ta fshehur Asociacionin përmes propagandës

    Insajderi
    14 August 2024 - 10:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-kryenegociatorja e palës kosovare në dialogun teknik me Serbinë, Edita Tahiri, beson se hapja e urës së Ibrit për qarkullimin e automjeteve ka vetëm një synim – kamuflimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

    Në vlerësimin e saj Qeveria e Kosovës tashmë është pajtuar me formimin e Asociacionit ndërsa përmes hapjes së urës së Ibrit po dëshiron fshehjen e një gjëje të tillë përmes propagandës.

    “Kjo do të dal në publik nga SHBA-të e BE-ja, sapo të hapet Ura e Ibrit”, ka shkruar ajo në platformën sociale, Facebook.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark