×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri i AAK-së: Do të angazhohemi që paga të jetë 1 mijë euro

    Insajderi
    09 September 2024 - 13:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK, Besnik Tahiri, ka thënë se në këtë sesion vjeshtor do të angazhohem që paga mesatare të jetë 1 mijë euro, si dhe në miratimin e sigurimeve shëndetësore.

    Shefi i deputetëve të AAK-së ka thënë se për këtë mandat ka pasur rritje të migrimit dhe mungesë të njohjeve të reja.

    “E para shteti ynë më i ri Kosova me qeverisjen katër vjeçare të Kurtit ka pësuar një dobësi serioze në rrafshin e brendshëm dhe rrafshin e jashtëm. Marrëveshjet ndërkombëtare kurrë nuk kanë qenë problem, problem ka qenë menaxhimi i brendshëm. Në këta tre muaj e gjysmë, AAK do të mundohet ti adresoj tri çështje, do të vazhdojmë angazhimin tonë që të shtyjmë përpara konceptin për ligjin e pagave, ku paga mesatare duhet të jetë 1 mijë euro. Do të shtyjmë përpara miratimin e Ligjit për Sigurime Shëndetësore dhe e treta do të angazhohemi për zhvillimin e Kosovës. Kosova sot ka 250 mijë banor më pak, është kjo qeveri që ka ardhur në pushtet me kthye shpresën dhe është kjo Qeveri që po e humb shpresën. Për katër vite nuk kemi asnjë njohe”, u shpreh Tahiri.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark