Besnik Tahiri, kandidati për deputet nga radhët e koalicionit AAK-Nisma, ka shpërndarë pjesë të fjalimeve në Këshillin e Evropës, ku thotë se ka mbrojtur interesat kombëtare dhe shtetërore të Kosovës.
Tahiri ka thënë se shpeshherë është ngritur edhe mbi dallimet politike të brendshme në këtë drejtim.
“Për tri vite radhazi në përfaqësimin e Kuvendit, pra Republikës së Kosovës, në Këshillin e Evropës, në çdo rast, gjithmonë në frymë uniteti, kam folur për interesat tona kombëtare e shtetërore, duke dalë dhe duke u ngritur mbi dallimet tona politike të brendshme. Për shtet duhet dinjitet!”, ka deklaruar ndër të tjera ai.
AAK-Nisma gjendet me numrin 137 në fletëvotim, ndërkaq Tahiri ka numrin 10 në listë.