Kandidati për deputet nga radhët e LDK’së, Xhafer Tahiri, i cili bart numrin 25 në listën zgjedhore, ka vizituar Bashkësinë Islame në Vushtrri, ku është mirëpritur nga kryetari i BIK’ut në këtë komunë, Ejup Haziri.
Tahiri, i cili ka udhëhequr më herët me komunën e Vushtrrisë, ka thënë se gjatë vizitës u diskutua për rolin e rëndësishëm që BIK luan në promovimin e vlerave të paqes, mirëkuptimit dhe solidaritetit brenda komunitetit mysliman.
“Sot patëm kënaqësinë të vizitojmë Bashkësinë Islame në Vushtrri, ku u pritëm me mikpritje të ngrohtë dhe respekt të veçantë nga kryetari i BIK në Vushtri Prof. Ejup Haziri.
Gjatë vizitës, patëm mundësinë të diskutojmë për rolin e rëndësishëm që Bashkësia Islame luan në promovimin e vlerave të paqes, mirëkuptimit dhe solidaritetit brenda komunitetit tonë.
Kjo vizitë na shërbeu si një mundësi e vlefshme për të forcuar bashkëpunimin dhe për të shprehur vlerësimin tonë për kontributin e tyre të vazhdueshëm në të mirën e qytetarëve të Vushtrrisë”, tha Tahiri.