Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, i është ankuar kryeministrit të Kosovës, për gjendjen e rrugës Prishtinë-Podujevë.
Sipas Tahirit, e njëjta rrugë në gjendje më të rëndë.
Deputeti i AAK-së, përmes një postimi në Facebook i tha Kurtit se edhe Llapi është Kosovë, duke nënkuptuar se Qeveria Kurti po e anashkalon këtë pjesë të vendit.
“Rruga Prishtinë-Podujevë, kurrë nuk ka qenë në gjendje më të rëndë! Edhe Llapi është Kosovë o Kryeministër”, thuhet në postimin e Tahirit.