×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri komenton vizitën e shefit të CIA-s në rajon: Porosi strategjike dhe të tërthorta për Kosovën

    Insajderi
    21 August 2024 - 21:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka dhënë një koment mbi vizitën e shefit të CIA-s, William Burns, në rajon. Ajo theksoi se kjo vizitë ka dy porosi të rëndësishme.

    Në një postim në profilin e saj në Facebook, Tahiri tha se njëra prej porosive ka të bëjë me edhe me Kosovën.

    “Vizita e papritur e shefit te CIA Williams Burns ne rajon ka rendesi strategjike per paqen dhe stabilitetin ne rajon. Vet fakti qe kjo vizite u realizua ne Bosnie dhe me pas ne Serbi tregon se porosia eshte per destabilizuesit e rajonit, mirepo ka dhe nje porosi te terthorte per Kosoven meqenese Dialogu Kosove – Serbi ishte po ashtu ne fokus. Me William Burns kam pasur takim zyrtar ne Washington, ne Mars 2011, menjehere kur mora Detyren e Kryenegociatores ne Dialogun e Brukselit – Ne ate kohe William Burns ishte Zevendes Sekretar Sheti i Amerikes”, ka shkruar Tahiri.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark