Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka folur për skandalet e fundit të Qeverisë Kurti.
Së fundmi, kryelajmi ishte arrestimi i dy zyrtarëve të lartë në ministrinë e Tregtisë dhe afaristi, Ridvan Muharremi, të dyshuar për keqpërdorime me rezervat shtetërore.
Për këtë, Tahiri shprehet se Kosova po dridhet prej tërmetit të korrupsionit. E sipas saj, një gjë nuk ka të ndalur.
“Vera eshte per pushime, por Kosova po dridhet prej termetit te korrupsionit – qe ska te ndal”, shkroi ajo në një postim në Facebook.