×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri: Kurrë njollë më të zezë nuk ka me pas se sa përfshirja e një terroristi në vendimmarrjen e Kosovës

    Insajderi
    10 October 2024 - 12:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Abelard Tahiri, në seancë, ka thënë se kurrë njollë më të zezë nuk ka me pas se sa përfshirja e një terroristi në vendimmarrjen e Kosovës”.

    Tutje Tahiri tha se derti i pushtetit të VV’së është të sulmojnë gazetarët e opozitën që ta mbyllin këtë debat

    Pra personi i cili mund ta ketë vra direkt Afrim Bunjakun na e ka përcaktuar vendimmarrjen në kuvend. Pra sot kjo shtëpi e jonë është kriminalizuar aq shumë. Kur cenohet siguria kombëtare e vendit tonë s’ka çështje më të rëndësishme në këtë kuvend për të biseduar. Kusari-Lila e akuzonte se PDK e solli në Kuvend për të votuar, kjo zonjë me Raodjçiqit na ka përcaktuar agjendën Ne s’do të vazhdojmë as marrëveshjeje ndërkombëtare as asgjë, as çështje tjera përderisa e keni Mimozën në krye të grupit. Kurrë njollë më të zezë nuk ka me pas se sa përfshirja e një terroristi në vendimmarrjen e Kosovës”.

    “Tash jemi njoftuar me fakte të reja për përfshirjen e kryeterroristit Milan Radojiçiq. U njoftuam që Radojiçiq në koordinim me Kusari-Lilën e kanë përcaktuar pagën minimale në RKS. Përmes këtij koordinimi kanë lënë jashtë kategorinë më të ndjeshme: veteranët, invlaidët dhe dëshmorët. Këta edhe kandidatë të përbashkët paskan pasur për GJK. I falënderoj disa deputetë të VV-së që kandidaten e Millanit e të Mimozës që tash është zv/ministër i Drejtësisë, Vigan Qarollin, ta pamundësojmë shkuarjen e tij në Gjykatë Kushtetuese. E rrezikshme dhe gjë që cenojnë sigurinë kombëtar, ne si PDK kërkojmë që pikat të shtyhen për një seancë tjetër, por të diskutojmë për përfshirjen e Radojçiqit në vendimmarrjen e Kosovës. Kuvendi është kontanminuar dhe kriminalizuar aq shumë sa që nuk e meriton për besë as me vazhduar”, tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark