×
  • Lajme
  • Insajderi Video
  • Insajderi / Insajderi

    Tahiri: Kurti shkeli me dy këmbë kauzën e tij më të madhe, është nisur në drejtimin e themelimit të Zajednicës

    Insajderi
    02 February 2023 - 16:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Albin Kurti e shkeli me dy këmbë kauzën e tij kryesore me të cilën ka marrë 50.2 për qind të votave, tha Shefi i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, në një prononcim për Insajderin.

    Kjo në dritë të shpalosjes së “gjashtë kushteve” që Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, artikuloi në Kuvend, në lidhje me mundësimin e zbatimit të kësaj marrëveshjeje,

    “Ky Zajednicën e ka paraqitur si të keqen më të madhe të Kosovës, si kancer të Kosovës, si diçka që do ta shkatërrojë nga brenda Kosovën. Dhe, sot, ju foli të gjithë qytetarëve të Kosovës, përfshirë edhe elektoratin e vet se ky tashmë ka marrë një drejtim për themelimin e Zajednicës”, rikujtoi Tahiri.

    Deputeti i PDK-së madje e konsideron jo të rastësishme që Kurti ngriti çështjen e Asociacionit në Kuvend mu në të njëjtën kohë kur presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, po raportonte në Parlamentin e Serbisë për planin franko-gjerman.

    “Ne shohim që tashmë kemi një situatë të re politike në vendin tonë. Edhe sot theksuam në Kuvendin e Kosovës se si duket nuk është rastësi që edhe Presidenti i Serbisë në Parlamentin e Serbisë diskuton planin franko-gjerman për Kosovën dhe Marrëveshjen dhe njëkohësisht edhe kryeministri jonë si të themi në mënyrë krejtësisht të papërgatitur apo duke e kontrabanduar disi, e jo duke e prezantuar si një pikë që do të duhej ta prezantonte e ta diskutonim e nxjerri para deputetëve planin e tij për ta pranuar themelimin Asociacionin të Komunave të banuara me shumicë serbe”, tha Tahiri.

    “Pra tashmë Qeveria e Kosovës e ka futur vendim në një drejtim të themelimit të këtij Asociacioni. Pra, tani kushtet e tij, vetë fakti që do t’i propozojë dhe do të jenë pjesë e dialogut, ne përsëri besojmë se ka rrezik që ky të tërhiqet nga ato kushte që të mos themelohet Asociacioni apo Zajednica siç e quanin”, tha Tahiri.

    Cilat ishin kushtet e Kurtit?

    Që Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe i dakordësuar më 19 prill 2013, të konsiderohet, Qeveria e Kosovës i ka gjashtë kushte, tha Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, raporton Insajderi.

    “Sa i përket Marrëveshjes së 19 prillit në Bruksel, ky është qëndrimi im dhe qeverisë. Asociacion i Komunave me Shumicë Serbe i dalur në parim nga Marrëveshja e Brukselit Thaçi-Daçiq apo Marrëveshja e Parë e Parimeve siç njihet, si një mekanizëm i tillë mund të konsiderohet nga Republika e Kosovës me këto kushte”, tha ai.

    “Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe Ligjet në fuqi në RKS. Asociacioni nuk mund të jetë monoetnik. Duhet të ndërrojë emrin. Nuk mund të mbartë asnjë pushtet publik dhe ekzekutiv. Duhet t’i shërbejë vetëm bashkëpunimit horizontal të komunave sipas Kushtetutës dhe Ligjit për Vetëqeverisje Lokale. Reciprocitet në të drejtat e pakicave kombëtare mes Kosovës dhe Serbisë, sipas modeleve evropiane”.

    “Para vendosjes së Asociacionit strukturat ilegale në Veri të shuhen dhe bëhet dorëzimi i të gjitha armëve ilegale.Asociacioni është pjesë e marrëveshjes finale dhe zbatohet pas njohjes finale dhe vetëm pasi Serbia t’i ketë pranuar parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuar në raporter e saj ndërshtetërore me Republikën e Kosovës.Presidenti i Serbisë i tërheq letrat dërguar pesë shteteve mosnjohëse”, tha Albin Kurti./Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark