Ish-kryenegociatorja e dialogut, Edita Tahiri, përmes një postimi në Facebook ka thënë se Kosovës po përballet me ndëshkim pas ndëshkimi.
Ajo u shpreh se kryeministri Albin Kurti duhet t’i lë ankesat dhe siç u shpreh ajo, t’i heq arsyet që sollën ndëshkime nga Amerika dhe BE-ja.
“Ndëshkim pas ndëshkimi-keq për Kosovën! Kurti t’i lë ankesat, por t’i heq arsyet që sollën ndëshkime nga Amerika dhe BE”, thuhet në shkrimin e saj.
Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme është paralajmëruar se Komisioni Evropian do të ndërmarrë një numër masash kundër Kosovës, të cilat do të komunikohen në këtë javë.
Këto masa pritet të jenë edhe politike dhe ekonomike.