Tahiri: Ligji për vetëqeverisje lokale duhet të ndryshohet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri: Ligji për vetëqeverisje lokale duhet të ndryshohet

    Insajderi
    21 November 2016 - 08:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtori ekzekutiv i Institutit kosovar për qeverisje lokale, Besnik Tahiri ka shprehur nevojën që sistemi i pushtetit lokal në vend t’i nënshtrohet një rimendimi dhe rirregullimi të thellë.

    Tahiri ka vlerësuar se sistemit të tanishëm të qeverisjes lokale i ka skaduar afati.

    Ai tha se procesi i reformës zgjedhore në nivelin lokal duhet të përcillet me ndryshime paraprake të Ligjit për vetëqeverisje lokale dhe ligjeve sektoriale, shkruan Epoka e re.

    Në të kundërtën, sipas Tahiri, rrezikohet të cenohet demokracia në nivelin lokal.

    Duke folur për qeverisjen komunale në vend, Tahiri ka thënë se, pavarësisht përpjekjeve dhe disa nismave ‘ad-hoc’, komunat ende vazhdojnë të operojnë me paqartësi ligjore.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    02 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark