​Tahiri, ministrit Murati: A mundeni me na tregu sa mjete janë ndarë nga 90 milionëshi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Tahiri, ministrit Murati: A mundeni me na tregu sa mjete janë ndarë nga 90 milionëshi

    Insajderi
    30 September 2022 - 11:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Është duke u mbajtur mbledhja e Komisionit hetimor për krizën energjetike. Aty fjalën e mori edhe anëtari i këtij komisioni, deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, shkruan Insajderi.

    Tahiri ka pyetur ministrit e Financave, Hekuran Murati se “a mundeni me na dërgu me shkrim shpenzimet që janë bërë për këta muaj, sa mjete janë ndarë nga 90 milionëshi, sa prej tyre janë pagu për këtë periudhë që ne po jetojmë”.

    Sipas Tahirit në këtë çështje konsiderohet që ka keqpërdorime të mëdha.

    “Sa kemi pagu na, po frikësohemi që janë keqpërdorur mjetet, andaj dojmë me ditë sa janë harxhuar…Çka përmban vendimi i qeverisë, kujt i ndahen ato mjete, sa prej tyre janë deri tash te KESCO, kërkojmë detaje për subvencionimin e faturave, gjatë kësaj periudhe po konsiderojmë që janë keqpërdor mjetet financiare, kështu po kërkojmë komplet rrjedhën e parave”, tha Tahiri.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark