Tahiri: Mos të filozofojmë shumë, të votohet pro Trustit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Tahiri: Mos të filozofojmë shumë, të votohet pro Trustit

    Insajderi
    21 June 2022 - 10:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që të votohet për tërheqjen e mjeteve nga Trusti, shkruan Insajderi.

    Tahiri ka thënë se jeta e qytetarëve kurrë nuk ka qenë më e vështirë në aspektin social.

    Reagimi i plotë:

    Mbledhja e dy qeverive përfundoi, u nënshkruan disa marrëveshje, lutemi që këto marrëveshje mos të mbesin vetëm në letër, por të kthehen në projekte konkrete.

    Tash po i kthehemi gjendjes në vend.

    Situata në Kosovë, në aspektin social, kurrë nuk ka qenë më e vështirë! Çmimet janë ngritur shumë, pagat kanë mbetur të njëjta, përderisa ndihma e shtetit është më se minimale.

    Kuvendi i Kosovës, në veçanti shumica parlamentare, e ka në dorë që nesër ta miratojë në lexim të parë Ligjin për Trustin, ligj ky i cili, sado pak do të zbuste vështirësitë për njerëzit në nevojë, kontributdhënësit në një situatë krize.

    Mos të filozofojmë shumë, por të veprohet me votën pro. Shpresoj që vota e mazhorancës, do të jetë pro këtij ligji.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark