Tahiri: Në Bruksel nuk u mbrojt sovraniteti shtetëror i Kosovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri: Në Bruksel nuk u mbrojt sovraniteti shtetëror i Kosovës

    Insajderi
    01 October 2021 - 12:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-kryenegociatorja e dialogut për palën e Kosovës, Edita Tahiri, ka thënë se dje në Bruksel nuk është mbrojtur sovraniteti shtetëror i Kosovës, pas nënshkrimit të marrëveshjes për targat mes Kosovës dhe Serbisë.

    Ajo me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka theksuar se në vend së të arrihet një njohje reciproke për njohjen e targave të të dyja shteteve, marrëveshja e djeshme për targat e ka kthyer procesin e dialogut në diçka që kishte ndodhur para pesë vjetësh.

    “Në Bruksel nuk u mbrojt sovraniteti shtetëror i Kosovës. Qeveria Kurti me marrëveshjen për targat, ia mundësoi që Serbia të vendos se kur shkon apo nuk shkon Njësia speciale e Kosovës në veri të shtetit tonë. Derisa me fjalë kjo Qeveri ka premtuar se do të mbrojë shtetin dhe Kushtetutën në dialogun e Brukselit, ajo shkeli Kushtetutën dhe sovranitetin e Kosovës”.

    “Po ashtu, në vend se të arrihet njohje reciproke e targave, si rrugë që qon drejt njohjes reciproke mes dy shteteve, ajo e ktheu mbrapa procesin ne diçka qe kishte ndodhur 5 vjet me pare, si nje reciprocitet që kishte kuptim në atë kohë, por jo tani kur bisedimet në Bruksel kanë hyrë në fazën e njohjes reciproke”,ka thënë Tahiri.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark