Tahiri: Nesër nisë heqja e barrikadës në Mitrovicë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri: Nesër nisë heqja e barrikadës në Mitrovicë

    Insajderi
    13 August 2016 - 16:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nesër më 14 gusht, pritet të fillojnë punimet për heqjen e barrikadës në urën mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

    Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka deklaruar se punimet do të kryhen nga kompania që është  kontraktuar nga Bashkimi Evropian.

    “Plani për revitalizimin e urës, i përcaktuar me Marrëveshjen e Brukselit për këtë çështje i datës 25 gusht 2015, do të jetësohet me përpikëri dhe ura e Ibrit do të mundësojë lëvizjen e plotë të lirë të njerëzve dhe automjeteve ashtu siç ka qenë gjithnjë”, tha Tahiri.

    Përmes një komunikate për media të kryeministrisë në të cilën është bashkangjitur edhe plani për rivitalizimin e urës, gjithashtu  thuhet se për detajet e fillimit të punimeve, mediat duhet t’i drejtohen Zyrës së BE-së në Kosovë, “ e cila është e autorizuar për zbatimin e kësaj Marrëveshjeje”. /Insajderi.com

    ARP00 (1)

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark