
Ish-deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar pas situatës së krijuar në Kuvend, duke thënë se pushteti aktual është “përfituesi i heshtur” i ngërçit politik.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka bërë thirrje që partitë e kampit ish-opozitar të mos e humbasin kohën me taktizime, por të ndërmarrin disa hapa të menjëhershëm.
Sipas Tahirit, këto janë tri veprimet që duhet të nisin që tani:
Ai shton se nëse Vetëvendosje arrin të formojë një qeveri me 61 deputetë, atëherë ndryshimi do të ndodhë në fillim të vitit 2026. Por nëse kjo nuk ndodh, atëherë opozita duhet të formojë një qeveri të re që do të ndërmarrë pesë veprime konkrete brenda tre muajve të parë:
Uljen e çmimit të energjisë, për të ndihmuar sektorin privat;
Rritjen e pagave në sektorin publik, për të motivuar administratën shtetërore;
Anëtarësimin e vendit në Këshillin e Evropës;
Përgatitjen dhe menaxhimin e zgjedhjeve lokale;
Fillimin e procesit për zgjedhjen e Presidentit, duke qenë të gatshëm edhe për zgjedhje të reja nëse kjo dështon.
Tahiri thekson se qeveria aktuale, me mbi 350 zyrtarë të emëruar politikisht, përfshirë kryeministrin, zëvendëskryeministrat, ministrat dhe stafin përkatës, vazhdon të funksionojë pa një legjitimitet të ri, duke shtyrë çdo zhvillim politik përtej zgjedhjeve lokale të tetorit. Ai e quan këtë një strategji të ftohtë për pushtet dhe jo përgjegjësi shtetërore.
Sipas tij, opozita duhet të veprojë tani për të mos lejuar që “shtabi zgjedhor i VV-së për zgjedhjet lokale” të vazhdojë ta mbajë edhe qeverinë qendrore.
“Mos ua jepni kohën, mjetet dhe institucionet për ta realizuar këtë pa asnjë përgjegjësi. Përndryshe, kur ta kenë marrë edhe pushtetin lokal, mos t’vajtojmë!” – përfundon Tahiri.