Tahiri pas vendimit të Kushtetueses: Kurti nuk arriti ta vërë nën kthetra KPK-në - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Tahiri pas vendimit të Kushtetueses: Kurti nuk arriti ta vërë nën kthetra KPK-në

    Insajderi
    25 March 2023 - 13:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka treguar se kryeministri Albin Kurti nuk ka arritur ta përvetësojë një institucion të rëndësishëm siç është KPK-ja.

    Në një konferencë për media të shtunën, Tahiri ka akuzuar Kurtin se ka tentuar ta vendosë nën kthetra KPK-në, por se Kushtetuesja nuk e lejoi.

    “Kemi pasur një debat jashtëzakonisht të gjatë dhe kemi kërkuar nga ministrja e Drejtësisë dhe kryeministri që ky projektligj të tërhiqet sepse si i tillë padyshim që nuk i përmbush standardet kushtetuese të Republikës së Kosovës dhe nuk mund të kalojë. Mbrëmë Kushtetuesja ka bërë publike që këtë ligj e ka nxjerrë në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës e Kosovës, gjë që është lajm shumë i mirë për drejtësinë në Kosovë që pushteti i madh i Albin Kurtit nuk arriti ta vendosë nën kthetra edhe një institucion kaq të rëndësishëm siç është KPK-ja”, ka thënë ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark