Tahiri pas aktgjykimit të Kushtetueses: Goditje e përpjekjeve autokratike të Albin Kurtit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Tahiri pas aktgjykimit të Kushtetueses: Goditje e përpjekjeve autokratike të Albin Kurtit

    Insajderi
    03 August 2023 - 14:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka thënë se Kushtetuesja për herë të shtatë po rrëzon vendime të Qeverisë Kurti.

    I njëjti ka shtuar se kjo është goditje direkte ndaj, siç e quajti ai, përpjekjeve autokratike të pushtetit të Kurtit, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Ky aktgjykim i Gjykatës Kushtetuese, për të shtatën herë më radhë konfirmon veprimtarinë dhe aktivitetin antikushtetues të kësaj qeverie dhe paraqet në të njëjtën kohë, goditje të drejtpërdrejtë të tendencave dhe përpjekjeve të pushtetit autokratik të Albin Kurtit për të kapur dhe nënshtruar administratën shtetërore dhe të njëjtën t’a kthejë në qerdhe të militanteve, familjarëve dhe partisë së tij”, deklaron Tahiri.

    “Kjo është fitore e radhës e demokracisë dhe ju dedikohet të gjithë qytetarëve tanë”. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark