![](https://a3748898.delivery.rocketcdn.me/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka reaguar pas vendimit që Kuvendi ka ndërmarrë duke ua kufizuar punën mediave.
Tahiri përmes një shkrimi në “Facebook” thotë se partia e tij e kundërshton një vendim të tillë, teksa e quan vendim i mentalitetit të “zdravo mazhorancës” .
“Lufta e këtij pushteti me mediat, fillimisht duke u përpjekur t’ua ndalin fjalën, pastaj duke ua revokuar licencat, nuk mund të shtrihet edhe tek revokimi i hapësirës fizike për raportim të lirë. Kërkojmë nga Kryetari i Kuvendit që ta tërheq mbrapa këtë vendim të paarsyeshëm”, shkroi ai mes tjerash.
Shkrimi i plotë:
Vendimi për kufizimin e hapësirës së gazetarëve brenda sallës plenare të Kuvendit, është vendim i mentalitetit të “zdravo mazhorancës” të cilin, si Grup Parlamentar i PDK-së e kundërshtojmë plotësisht. Lufta e këtij pushteti me mediat, fillimisht duke u përpjekur t’ua ndalin fjalën, pastaj duke ua revokuar licencat, nuk mund të shtrihet edhe tek revokimi i hapësirës fizike për raportim të lirë. Kërkojmë nga Kryetari i Kuvendit që ta tërheq mbrapa këtë vendim të paarsyeshëm.