Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Basnik Tahiri, ka reaguar pas ngjarjes së fundit ku si pasojë e dhunës fizike mbeti i vdekur një 18 vjeçar nga disa bashkëmoshatarë të tij në Podujevë, shkruan Insajderi.
Tahiri përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se kjo vrasje banditeske përveç që na ka shokuar secilin prej nesh, duhet të shërbej si alarm i fundit se çfarë tjetër duhet të ndodh, që si shtet të merremi me atë se ku po buron kjo dhunë, urrejte e mosdurim.
Postimi i plotë:
Vrasja banditeske e një të riu nga bashkëmoshatarët e tij në Podujevë, përpos që na ka shokuar secilin prej nesh në zemër e në shpirt, duhet të shërbej si alarm i fundit se çfarë tjetër duhet të ndodh, që më në fund si shtet dhe si shoqëri të merremi me atë se ku po buron kjo dhunë, kjo urrejtje e mosdurim! Të zgjohemi nga kjo agoni kolektive!