Tahiri: Për Trepçën nuk do të bisedohet në Bruksel – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri: Për Trepçën nuk do të bisedohet në Bruksel

    Insajderi
    18 October 2016 - 19:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Bruksel sot u zhvillua takimi bilateral për zbatimin e marrëveshjes së Drejtësisë mes delegacionit të Kosovës dhe përfaqësuesve të Bashkimit Evropian.

    Përmes një komunikatë për media, njoftohet se delegacioni i Kosovës i kryesuar nga ministrja Edita Tahiri në këtë takim u angazhua që marrëveshja për drejtësi të filloj zbatimin sa më shpejtë si dhe njoftoi Bashkimin Evropian se Kosova ka bërë gjitha përgatitjet që të shtrihet sistemi unitar i drejtësisë  edhe në veri të vendit, ku sipas marrëveshjes do të ketë një gjykatë themelore kompetente për shtatë komunat siç përcakton Ligji për Gjykatat, si dhe një Zyre Prokurorie dhe po ashtu konfirmoj se edhe aspekte tjera të marrëveshjes janë përgatitur për zbatim.

    “Po ashtu, çështjet lidhur me emërimin e gjyqtarëve, prokurorëve dhe stafit administrativ tashmë janë në fazën finale si dhe çështjet në lidhje me Gjykatën e Apelit, deri në përfundimin e këtij procesi Kosova mbetet e përkushtuar t’i rrumbullakësojë në bashkëpunim të plotë me Bashkimin Evropian”, thuhet në komunikatë.

    Ministrja Tahiri me këtë rast vlerësoi se marrëveshja për drejtësi ka rëndësi të madhe për Kosovën sepse ajo mundëson shtirjen e sovraniteti shtetëror në fushën e drejtësisë edhe në veri të vendit.

    Po ashtu, në komunikatë thuhet se pavarësisht dezinformatave që mund të kenë dal nga pala serbe, “në Bruksel nuk do të bisedohet për çështjen e Trepçës sepse Trepça dhe gjitha asetet tjera janë të shtetit të Kosovës dhe për to asnjëherë nuk është biseduar dhe nuk do të bisedohet me askënd.”

    Gjatë ditës së nesërme do të ketë takime në çështjen e reciprocitetit për tabelat e automjeteve mes dyja shteteve me qëllim të finalizimit të planit zbatues në bazë të marrëveshjes së arritur më 14 shtator të këtij viti. Po ashtu, do të vazhdojnë bisedimet për marrëveshjen për drejtësi për të definuar më tej detajet e procesit të zbatimit. Pasnesër, më datën 20 tetor në agjendë do të jetë çështja e vlerësimit të zbatimit të marrëveshjes për njohje reciproke te diplomave.

     

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark