Kandidati për deputet i AAK-së, Besnik Tahiri, ka shkruar për tubimin që partia e tij ka mbajtur sot në qytetin e Mitrovicës.
Tahiri ka thënë se ky qytet e njerëzit e Mitrovicës e kanë bartur dhe bartin ende peshën e lirisë së Kosovës.
Ai gjithashtu ka kujtuar faktin se ka qenë Ramush Haradinaj që si kryeministër e ka bërë Trepçën me status, që të jetë gjithmonë e Kosovës.
Postimi i plotë:
Në Mitrovicë sa herë që jemi, rikthehemi në kontributin e këtij qyteti për Kosovën.
Ky vend e këta njerëz, kanë bartur, e bartin ende peshën e lirisë së Kosovës. Përtej fjalëve, është mision, që këtij qyteti, t’i japim zhvillim, e këtyre njerëzve t’u kthehemi me mirënjohje, vështirësitë që kanë bartur rrugës.
Nuk mund të flasim për Mitrovicën, pa folur për faktet e vendimet e mëdha që ka marrë, Ramush Haradinaj, sikur ai që Trepçën e bëri me status, që të jetë përjetë e Kosovës.
Kthimi i një kidershipi të fortë, që e bënë Kosovën fituese, e përmë tepër, Mitrovicën qoftë me investime, ashtu edhe me hapjen e zhvillimit.