Tahiri për vendimin e Kushtetueses: Logjik e demokratik - Insajderi
×
  • Lajme
  • Ballina 5

    Tahiri për vendimin e Kushtetueses: Logjik e demokratik

    Insajderi
    03 August 2023 - 17:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me ligjin për zyrtarët publik.

    Tahiri ka thënë se sikur Kosova të ishte anëtare e BE-së, kjo qeveri do të ishte lidere evropiane në shkeljet e kushtetutshmërisë, rendit dhe ligjit, si dhe të drejtave të njeriut.

    “Vendimi i Gjykatës Kushtetuese se Ligji për Zyrtarët Publik është antikushtetues, është një epilog logjik dhe demokratik kundër qasjes së këtij establishmenti që përmes logjikës së numrave dhe dominimit, po synon thyerjen e kurrizit të administratës publike dhe rrënimin e karrierës profesionale në shtet. Po të ishim pjesë e Këshillit të Evropës, kjo qeveri do të ishte lidere evropiane në shkeljet e kushtetutshmërisë, rendit dhe ligjit, si dhe të drejtave të njeriut”, ka thënë Tahiri.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark