Tahiri: Përmes dialogut po kërkojmë njohjen e Kosovës nga Serbia - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri: Përmes dialogut po kërkojmë njohjen e Kosovës nga Serbia

    Insajderi
    23 December 2016 - 10:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka deklaruar se qëllimi i dialogut me Serbinë në Bruksel, është njohja reciproke e shtetësisë së dy vendeve.

    Në një tryezë diskutimi të organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës, Tahiri tha se pwrmes dialogut  janë arritur disa suksese ndwr tw cilave edhe shpërbërja e strukturave paralele serbe që vepronin në Kosovë.

    “Nuk e mbaj mend që në Kosovë ka pasur protesta për shpërbërjen e strukturave paralele. Në vitin 2011-të ka filluar dialogu i Brukselit dhe ne në temat kryesore kemi vënë zhbërjen e strukturave paralele në të gjitha fushat, mospendimin nga Serbia që serbët të marrin pjesë dhe të integrohen në sistemin shtetëror të Kosovës”.

    Tahiri ka thënë po ashtu, se ekipi negociues i Kosovë në Bruksel, po i kërkon Serbisë ta largojë shtetin kosovar nga kushtetuta e vet.

    “Ua kemi bërë të qartë serbëve, se thelbi i normalizimit është njohja reciproke e njëra tjetrës. Me dialogun në Bruksel, po kërkojmë që Serbia ta ndryshojë kushtetutën dhe ta largojë Kosovën si territor të sajin”, ka deklaruar Tahiri.

    Tahiri,  duke folur për murin në Mitrovicë, tha se ai do të hiqet, pasi që sipas saj asnjëherë nuk është biseduar për mure në Bruksel.

    Ajo tha se është bërë vetëm për ta destabilizuar Kosovën.

    “Muret tek ne zgjojnë frustrim, irritim dhe mospajtim. Ne jemi të gjithë të bashkuar, pozita, opozita madje edhe ka serbë që nuk pajtohen me murin pasi që kërkojnë”, tha Tahiri.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark