Tahiri: Protesta e sotme është edhe ndaj Qeverisë për mospagesë të plotë të mbrojtjes së krerëve të UÇK'së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri: Protesta e sotme është edhe ndaj Qeverisë për mospagesë të plotë të mbrojtjes së krerëve të UÇK’së

    Insajderi
    07 August 2025 - 16:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Abelard Tahiri, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se protesta masive e sotme do të zhvillohet edhe në kundërshtim të qeverisë aktuale lidhur me mos-pagesën e plotë të shpenzimeve të mbrojtjes së ish-krerëve të UÇK’së, që po gjykohen në Hagë.

    Tahiri me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka thënë se për këtë padrejtësi “janë drejtpërdrejt përgjegjës Albin Kurti dhe Albulena Haxhiu – të cilët kanë refuzuar të përmbushin obligimet ligjore dhe morale ndaj mbrojtjes së atyre që luftuan për lirinë tonë”.

    Kjo është një njollë që koha vetëm do ta thellojë – për Albinin, për Albulenën dhe për të gjithë ata që heshtin përballë kësaj padrejtësie.

    Por dielli do të lind përsëri. Dhe çlirimtarët tanë do t’i kemi në Kosovën tonë të lirë e të pavarur – aty ku e meritojnë të jenë!”, shkruan Tahiri.

    Protesta që pritet të jetë masive do të fillojë nga ora 17:00. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark