×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri: Rruga për Podujevë është bërë si rrugë për Kandahar, e rrezikshme

    Insajderi
    19 June 2024 - 08:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se gjendjen e rrugëve magjistrale në Podujevë, Gjakovë, Mitrovicë e Gjilan është e rrrezikshme.

    Sipas tij këto rrugë janë bërë si në Kandahar.

    “Rruga për Podujevë është bërë si rrugë për Kandahar, e rrezikshme, e dëmshme për njerzë e vetura dhe gati e patejkalueshme. Pothuajse në të njëjtën gjendje janë edhe rrugët për Gjakovë, Mitrovicë e Gjilan, pra në të katër anët e Kosovës rrugët janë të bllokuara, ndërsa lavdet nuk ndalen”, ka thënë Tahiri.

    Tahiri ka shtuar se për këto pak muaj që i kanë mbetur këtij pushteti, të përfundojë ndonjë rrugë.

    “Mirë është që në këta muajt që i kanë mbetur kësaj qeverie të përfundojë ndonjë rrugë dhe të del me diçka konkrete në këtë 4 vjeçar. Përndryshe, po shihet që ky kabinet qeveritar është i pazot me punu diçka të hajrit për vendin”, është shprehur Tahiri.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark