Tahiri: Serbët e Kosovës ngadalësojnë reformat lokale – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri: Serbët e Kosovës ngadalësojnë reformat lokale

    Insajderi
    03 January 2017 - 10:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zhvillimet politike nacionale, por me theks fokusimi i dikasterit përkatës në akomodimin e komitetit serb po janë pengesë në reformën e qeverisjes lokale. Kështu ka thënë drejtori i Institutit për Qeverisje Lokale, Besnik Tahiri.

    “Zhvillimet politike nacionale, e me theks fokusimi i dikasterit përkatës në akomodimin e komunitetit serb shpesh po e ngadalëson reformën në qeverisjen lokale. Për më tepër, një qasje ad-hoc në avancimin e politikave dhe legjislacionit nga niveli qendror nuk po arrin të ofrojë një zhvillim koheziv”, ka thënë Tahiri për lajmi.net.

    Më tutje Tahiri ka shprehur shqetësimin edhe me resurset komunale që janë të varura në nivelin qendror por dhe me përgjegjësi komunale të paqarta.

    “Fillimisht, duhet theksuar se komunave u janë dhënë shumë përgjegjësi e që resurset kryesisht janë të varura në nivelin qendror. Madje, një pjesë e madhe e përgjegjësive ende janë të paqarta. Kjo ka të bëjë me ofrimin e shërbimeve nga kompanitë regjionale, ndërlikushmëria e procedurave, mënyra e financimit dhe prona”, ka shtuar Tahiri.

    Sipas Tahirit, gjatë vitit të ardhshëm, niveli lokal duhet të bëhet prioritet i domosdoshëm për vendin. Nivelit lokal i nevojitet një rregullativë që i kthen komunat në rolin real qeverisës nga ai i administrimit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark