Tahiri: Serbisë s’i konvenon themelimi i Asociacionit pasi s’ka kompetenca ekzekutive - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri: Serbisë s’i konvenon themelimi i Asociacionit pasi s’ka kompetenca ekzekutive

    Insajderi
    15 January 2017 - 10:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrja e Kosovës për Dialog, Edita Tahiri, ka thënë se sulmet me bomba ndaj institucioneve qeveritare në veri, arrestimi i Ramush Haradinajt me fletarrestim të Serbisë dhe tash akti i fundit me tren, po bëhet qëllimisht nga Serbia për ta penguar themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe. Kjo për faktin, sipas saj, se AKS nuk ka kompetenca ekzekutive, ashtu siç dëshiron Serbia.

    “Fletë arrestet për z. Haradinaj, tani ky tren që përdoret nga strukturat paralele, pra është një varg i veprimeve destruktive të Serbisë, sulmet me bomba, që japin të kuptosh se nuk e do asociacionin pavarësisht se dalin kërkesa”, ka thënë Tahiri për Gazetën Insajderi.

    Ministrja Tahiri ka thënë se muri në veri është ndërtuar pikërisht për ta bllokuar Asociacionin.

    “Serbia ka ndërtuar këtë mur pikërisht për të bllokuar asociacioni, sepse Serbia e ka të qartë se Asociacioni  nuk do të ketë  kompetenca ekzekutive, nuk do të jetë nivel i tretë i qeverisjes. Ndërtimi i këtij murit ilegal dhe provokimet e Serbisë për ta destabilizuar situatën e ka ndalur këtë proces”, ka shtuar ajo.

    Megjithatë, ajo ka thënë se ia kanë bërë me dije Brukselit se pa u hequr muri në veri s’ka themelim të AKS-së.

    “E kemi njoftuar Brukselin se pa u hequr muri dhe pa u kthyer përfaqësuesit e listës serb nuk do të fillohet ky proces”, ka thënë ministrja Tahiri.

    Bisedimet Kosovë-Serbi, sipas saj, kanë pasur efekt, ndonëse jo të plotë për shuarjen e strukturave paralele të Serbisë në veri.

    “Strukturat paralele ende nuk janë shuar në arsim dhe shëndetësisë. Pastaj çështja e operatorëve ilegalë të energjisë pasi kjo marrëveshje nuk është zbatuar ende; problemin e dualizmit të Serbisë ku me marrëveshjen e Brukselit 2013, katër komunat veriore kanë marrë pjesë në zgjedhje dhe punojnë me ligjet e Kosovës”, ka thënë Tahiri.

    Në anën tjetër, Tahiri ka thënë se, Serbia vazhdon të mbështesë strukturat komunale, për të cilat tha se shuhen para se të filloj procesi i Asociacionit të Komunat me shumicë Serbe./Insajderi.com

     

    [arve url=”https://www.youtube.com/watch?v=Ge9FHQkmqZI”/]


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark