×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri: Sesioni pranveror i Kuvendit periudhë e fitoreve të betejave kushtetuese të PDK-së

    Insajderi
    02 August 2024 - 14:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri gjatë një konference për media pas përmbylljes së sesionit pranveror të Kuvendit ka thënë se ishte periudhë e fitoreve të betejave kushtetuese të PDK-së.

    Tahiri, tha se GP i PDK-së është angazhuar në vazhdimësi që të ndalë projektet dhe iniciativat e dëmshme të Qeverisë Kurti, e cila e ka shpërfillur Kuvendin dhe e ka braktisur përgjegjësinë dhe llogaridhënien para qytetarëve.

    “Sesioni pranveror ka filluar në fund të janarit të këtij viti me mbi 30 pika të papërfunduara të sesionit vjeshtor dhe po ashtu po e mbyllim këtë sesion me diku 30 pika të papërfunduara. Kjo tregon për efikasitetin e punës së këtij Kuvendi.

    Beteja e parë që ka të bëj me Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, ishte një iniciativë që binte ndesh me rendin tonë kushtetues që Gjykata Kushtetuese u dha të drejtë pretendimeve tona. Dhe, në anën tjetër ishte edhe Ligji për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës, e cila ishte një iniciativë për ta rrënuar shërbimin civil në Republikën e Kosovës, një investim 20 vjeçar nga fondet tona si taksapagues të shtetit dhe nga fondet e BE.

    Gjatë këtij sesioni GP i PDK-së ka iniciuar katër Komisione Hetimore, ku vetëm një prej tyre kemi arritur që ta themelojmë [për subvencionimin e teksteve shkollore] dhe në fund edhe puna e tij na është bllokuar”, tha Tahiri.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark