Tahiri: Sot fillon historia e bashkimit të urës së Mitrovicës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri: Sot fillon historia e bashkimit të urës së Mitrovicës

    Insajderi
    14 August 2016 - 12:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrja për Dialog, Edita Tahiri deklaroi se sot kanë filluar punimet për heqjen e barrikadës dhe revitalizimin e urës mbi lumin Ibër dhe se kjo është një datë e rëndësishme historike për shtetin e Kosovës, sepse sot po fillon historia e bashkimit të urës pas gjashtëmbëdhjetë vjetëve që nga fundi i luftës.

    Ministrja Tahiri uron gjithë qytetarët për këtë ngjarje të rëndësishme e cila do të bëjë urën një sinonim të lëvizjes së lirë të gjithë qytetarëve dhe automjeteve me një zhvillim sipas standardeve evropiane dhe ura e Ibrit do të jetë urë për bashkimin dhe bashkëpunimin mes qytetarëve dhe komuniteteve.

    “Që nga çlirimi i Kosovës pengesat dhe barrikadat mbi urën e lumit Ibër na kanë shqetësuar të gjithëve si institucionet shtetërore ashtu edhe qytetarët  e Kosovës, prej sot me vendosmërinë e Bashkimit Evropian ky problem po zgjidhet dhe më në fund ura do të jetë simbol ku njerëzit do të lëvizin lirshëm të pa penguar ashtu siç e kanë merituar në shtetin demokratik të Kosovës”, thuhet në komunikatën për media të kabinetit të saj.

    Me këtë rast, ajo thotë se Qeveria e Kosovës i përgëzon edhe njëherë qytetarët e Mitrovicës për kujdesin e treguar gjatë kësaj kohe të bllokadës njëvjeçare të mosfillimit të punimeve dhe në të njëjtën kohë, po ashtu falënderon organet e sigurisë shtetërore të Kosovës, Policinë e Kosovës, KFOR-in dhe EULEX-in për kontributin në ruajtjen e rendit dhe qetësisë./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark