Tahiri: Të rritet koeficienti i pagave, “vitrat” nuk e zgjidhin problemin – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Tahiri: Të rritet koeficienti i pagave, “vitrat” nuk e zgjidhin problemin

    Insajderi
    24 May 2023 - 17:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha sot se të hyrat vetanake do të iu kthehen komunave të Kosovës.

    Ai tha se LVV-ja ka premtuar që këto mjete t’u kthehen komunave. Kjo ishte beteja dhe kërkesa e opozitarëve, sipas Tahirit.

    Mes tjerash, ligjvënësi opozitar tregoi se ka propozuar në Kuvendin e Kosovës që vlera e koeficientit të pagave në sektorin publik të jetë 129 euro.

    Sot, pas një beteje parlamentare dhe kërkesës sonë opozitare, u premtua që të hyrat vetanake të kthehen tek komunat. Po ashtu, në emër të grupit parlamentar të AAK-së, propozova që kërkesa jonë për rritjen e vlerës së koeficientit në Ligjin e Pagave në vlerë prej 129 euro, të diskutohet në rishikim të buxhetit”, shkroi ai në Facebook.

    “Shpërndarja e parave si koncept i ‘vitrave’ në administratë, nuk e zgjidh problemin. Vetëm rritja e pagave me koeficient 129 euro është përgjigja”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark