Tahiri: Tërheqja e parave nga Trusti e domosdoshme - qeveria s'po ofron alternativa për qytetarët - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Tahiri: Tërheqja e parave nga Trusti e domosdoshme – qeveria s’po ofron alternativa për qytetarët

    Insajderi
    21 June 2022 - 10:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratikë të Kosovës, Abelard Tahiri ka kërkuar që qytetarëve t’ju mundësohet tërheqja e mjeteve nga Trusti, shkruan Insajderi.

    Tahiri ka akuzuar qeverinë për mungesë ofrimit të ndihmës sociale ndaj qytetarëve.

    Ai ka theksuar se tërheqja e parave nga Trusti është masë e domosdoshme.

    Reagimi i plotë:

    Në mungesë të alternativave nga qeveria dhe përballë gjendjes së renduar sociale, tërheqja e një pjese të parave të TRUSTIT është një masë e domosdoshme për të lehtësuar ballafaqimin e qytetarëve me këtë gjendje.

    Mundësia për të tërhequr një pjesë nga paratë e kursyera në këto rrethana, ka qenë kërkesë e drejtpërdrejtë e qytetarëve, prandaj i ftoj të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe veçmas ata të mazhorancës, që nesër ta votojnë projektligjin që mundëson një gjë të tillë.

    Kjo nuk është betejë politike por domosdoshmëri konkrete dhe kërkesë e të gjithë qytetarëve pa dallim.

    Edhe AAK po kërkon tërheqjen e mjeteve nga Trusti.

    Lexo edhe:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark