Tahiri thumbon Haxhiun: E nderuar ministre e sanksionuar e ShBA-ve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Aktuale

    Tahiri thumbon Haxhiun: E nderuar ministre e sanksionuar e ShBA-ve

    Insajderi
    10 November 2022 - 11:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefi i grupit parlamentarë të PDK-së, Abelard Tahiri i është drejtuar ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu si ministre e sanksionuar e SHBA-së.

    Kjo deklarata e tij erdhi pasi ministres Haxhiu dje i është anuluar vizita për në Amerikë, shkruan Insajderi.

    Situata eskaloi pasi Haxhiu akuzoi Abelard Tahirin dhe deputetin Arben Gashin për dezinformimit të qytetarëve që në sistemin e drejtësisë në Veri të Mitrovicës, nuk ka prokurorë e gjyqtarë.

    Më tej, deputeti i PDK-së pshtoi se është marre me u sanksionu prej SHBA-së.

    Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i ka rekomanduar ministrisë së Drejtësisë, Albulena Haxhiu që të mos udhëtoi për Amerikë.

    Ai, shtoi se nuk është koha që ministrat të udhëtojnë jashtë vendit, pasi kemi një krizë në Kosovë, dhe duhet angazhuar nga brenda që ajo të zgjidhet.

    “Kjo këtu është enigmatike. Janë dy çështje. Nuk shoh asnjë rrethanë në të cilën do të ishte e vështirë për qeverinë e ShBA’së të lëshonte vizë për një ministër të Qeverisë së Kosovës. S’mund të flas për rastet specifike ose individuale të vizave, por nuk jam në dijeni për ndonjë rrethanë ku një ministër i qeverisë nuk do të kualifikohej për marrjen e vizës për punë zyrtare”, ka thënë ambasadori Hovernier në një bisedë me gazetarë të disa mediave të Kosovës, përfshirë Gazetën Insajderi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark