Tahiri: Vazhdojnë bisedimet me Serbinë, kurrë për Trepçën – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri: Vazhdojnë bisedimet me Serbinë, kurrë për Trepçën

    Insajderi
    19 October 2016 - 08:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrja e Kosovës për Dialog me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se sot dhe nesër do të vazhdojnë bisedimet me palën serbe në Bruksel.

    Gjatë takimit të sotëm ajo ka thënë se do të flitet për çështjen e reciprocitetit për tabelat e automjeteve mes dyja shteteve me qëllim të finalizimit të planit zbatues në bazë të marrëveshjes së arritur më 14 shtator të këtij viti.

    Po ashtu, Tahiri ka shtuar se do të vazhdojnë bisedimet për marrëveshjen për drejtësi për të definuar më tej detajet e procesit të zbatimit.

    Kurse pasnesër, në agjendë do të jetë çështja e vlerësimit të zbatimit të marrëveshjes për njohje reciproke te diplomave.

    Ministrja Tahiri siguron se, pavarësisht dezinformatave që mund të kenë dalë nga pala serbe, në Bruksel nuk do të bisedohet për çështjen e Trepçës, sepse, sipas saj, Trepça dhe gjitha asetet tjera janë të shtetit të Kosovës dhe për to asnjëherë nuk është biseduar dhe nuk do të bisedohet me askënd./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark