Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka shpenzuar 4 milionë euro në rrjetet sociale për periudhën katër vjeçare 2017-2021.
Tahiri e tha këtë teksa akuzonte Lëvizjen Vetëvendosje për lidhjen e tyre me ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj i cili akuzohet se ka pranuar mjete financiare nga kompania GEN në Beograd.
”Një mik i joni i jashtëm e ka bërë një vlerësim të rrjeteve sociale të Lëvizjes Vetëvendosje dhe nga viti 2017 e deri në vitin 2021. Dyshojmë që për katër vjet kanë shpenzuar 4 milionë euro në platformat rrjetet sociale”, ka thënë Tahiri në Pressing të T7.
“Ne kemi të drejtë të dyshojme se ato mjete financiare kanë shkuar për fushatën e Lëvizjes Vetëvendosje”, ka thënë Tahiri.