Tahiri-Vetëvendosjes: Me asgjë nuk mund t’i mbuloni dështimet – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Tahiri-Vetëvendosjes: Me asgjë nuk mund t’i mbuloni dështimet

    Insajderi
    04 July 2023 - 18:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përmes një videoje, Lëvizja Vetëvendosje ka goditur partitë opozitare pasi PDK mori vendim për shkëputje të komunikimit me Kurtin dhe Osmanit, ndërsa LDK për bojkotim të mbledhjeve të kryesisë së Kuvendit.

    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje po mundohet që përmes videove t’i mbulojë dështimet e veta në qeverisje. 

    Tahiri ka thënë se LVV po merret me filma në kohën kur Evropa ka vendosur sanksione ndaj Kosovës. 

    “Kosova nën sanksionet më të ashpra nga BE-ja, me një gjendje të sigurisë të brishtë me një ekonomi të rrënuar, me një ikje masive të rinisë, me një dëshpërim të skajshëm të punëtorëve në administratë të shtetit, me policë të cilët sot janë më të angazhuarit në mbrojtje, e më pak të privilegjuarit. E, LVV-ja merret me filma, e me video, duke u munduar të mbulojë dështimin e vet.

    Veç vazhdoni kështu se me video e mbroni sovranitetin.

    Turp!”, është shprehur Tahiri.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark