Gjyqtarët tajvanezë të mërkurën kanë vendosur në favor të legalizimit të martesave të seksit të njëjtë, raporton BBC.
Me këtë hap, Tajvani është bërë edhe vendi i parë në kontinentin aziatik që ndërmerr një veprim të tillë.
Gjykata e Lartë e Shtetit ka vendosur që t’iu dalë kundër ligjeve ekzistuese, në të cilat thuhet se martesa mund të ndodh vetëm në mes një burri e një gruaje.
Tani parlamenti detyrohet që t’i amendamentojë ato ligje dhe të përpilojë legjislacion të ri që i përshtatet këtij vendimi.