Takim 12-orësh mes Kerryt e Lavrov për Sirinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Takim 12-orësh mes Kerryt e Lavrov për Sirinë

    Insajderi
    27 August 2016 - 10:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov dhe sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, kanë zhvilluar në takim 12 orësh në përpjekje për të siguruar një marrëveshje bashkëpunimi ushtarake dhe humanitare për Sirinë e përfshirë në luftë.

    Pas bisedave që përfunduan në Gjenevë më 26 gusht, një rezultat i rëndësishëm megjithatë nuk u njoftua.

    Kerry tha se “një qartësi” është arritur me Rusinë në shumicën e hapave për të rivendosur armëpushim në Siri.

    Ai tha se çështje të ngushta sërish duhet të zgjidhen, diçka që u mbështet më vonë nga Lavrov.

    Bisedimet në Zvicër ishin pjesë e përpjekjes së re të SHBA-së për të vendosur Rusinë si partnere në Siri në kohën kur luftimet po bëhen më të ashpra dhe të komplikuara me paraqitjen e forcave tokësore turke.

    Më 25 gusht zyrtarë të OKB-së thanë se Rusia ishte në bord për një pushim të përkohshëm në luftimet në dhe përreth Aleppos.

    Por, ministri i jashtë, rus thjeshtë ritheksoi mbështetjen e përgjithshme për një armë pushim për të hapur një korridor të ndihmave dhe po priste që OKB-ja të njoftonte se është gati, njofton rel.

    Lavrov dhe Kery gjithashtu pritej që të diskutonin për konfliktin në Ukrainën lindore, ku luftimet ndërmjet separatistëve të përkrahur nga Rusia dhe forcave besnike të Kievit janë ri ndezur sërish në javët e fundit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark