Takim me shkrimtarin Adem Gashi në Skenderaj - Insajderi
×
Kulturë

Takim me shkrimtarin Adem Gashi në Skenderaj

Insajderi
15 December 2021 - 21:34
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Nesër në ora 14:00 do të mbahet takimi me shkrimtarin Adem Gashi në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina”, sheshi “Adem Jashari”, Skenderaj.

Ky aktivitet letrat organizohet nga Qendra për Kulturë dhe Edukim “Sheshi”, shkruan Insajderi.

Qendra për Kulturë dhe Edukim “Sheshi” ka nderin që programin e saj letrar për realizimin e takimeve me shkrimtarë në qytete të ndryshme të Kosovës do ta fillojë në qytetin emblemë të lirisë sonë, Skenderajin, në të cilin do të zbresë shkrimtari ynë i njohur, Adem Gashi.

Andaj, jemi të kënaqur që këtë program letrar e fillojmë me këtë qytet e me këtë poet të majave të larta estetike.

Kush është shkrimtari Adem Gashi

Adem Gashi u lind më 18/10/1953 në Nekoc të Drenasit.

Poeti, prozatori, publicisti Adem Gashi veprimtarinë letrare e ka nisur para 46 vjetësh, kurse botimin e librit të parë para 39 vjetësh. Ka shkruar poezi, prozë të shkurtër (tregime) dhe të gjatë, publicistikë dhe ka marrë pjesë, me kumtesa, në disa konferenca shkencore në Kosovë dhe Shqipëri, për letërsinë shqipe.

Adem Gashi ka botuar 24 libra (romane, eseistikë, tregime e poezi). Ka fituar rreth 50 çmime letrare. Tetë libra të tij janë lauruar me çmimet më të larta kombëtare (libra të vitit).

Ka qenë, për disa vjet, kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës.

Në Panairin e Librit Prishtina 2018 nga Shoqata e Botuesve të Kosovës është shpallur SHKRIMTAR I VITIT.

Është anëtar i redaksisë së revistës për letërsi, kulturë, gjuhë, media, “Akademia” dhe anëtar i Këshillit Drejtues të Institutit Albanologjik.

Është prezantuar në dhjeta antologji të lirikës shqipe.

Kritika shqipe e ka thënë që sa kohë fjalën për poezinë e tij: një ndër poetët më të mirë të sotëm shqiptar.

Shkrimtari Adem Gashi jeton dhe vepron në Prishtinë.

Veprat e tij të botuara janë:

POEZI:

PA OMBRELLË, 1982

DUKE PUNUAR AUTOPORTRETIN, 1985

REALITETI OBJEKTIV, 1990

ËNDRRA TË LIGA, 1995

DORËSHKRIM I DJEGUR, 2000

LULET E VETMUARA, 2001/2002

LADY MAK(TH)BETH, 2006

KTHIMI I PAMUNDUR, LADY , 2013

LABIRINTET E MAKTHT (LADY 3), 2015

S’I DUHET KUJT GJAKU IM,  2016

SHI DHE ZOG I VETMUAR 2016, (ribotim 2019)

DITËT PA GJË,  2017

VIZATIMI I VETMISË NË LETRËN E BARDHË,  2017

DRENUSHË E TREMBUR DIMRASH, 2018

E SHKRUEME PËR KRYESHPENDIN, 2018

NDEZA NJË QIRI,       2019

ANTOLOGJI E ZEZË,  2019

ËSHTË VONË DIÇKA TË NDREQ, 2021

EDHE MUND TA MENDOJA NJË TJETËR TITULL, 2021

TREGIME:

VDEKJA E MIXHËS, 1987

PËLLUMBI I PAQES, 1989

UDHËTIMI I FUNDIT, 2002

LAKORJA E FATIT,  2020

ROMAN:

A…ZH – VETËTIMAT E NËNTORIT, 2005

Hijet e Diellit –Roman (Ribotim), 2021

DITA TJETËR E JETËS, 2013

ESEISTIKË:

NOSTALGJIA E LETRËS, 2003

PORTALI I FSHEHTË I JETËS (Shënime nga shtëpia e HeinrichBëll-it), 2007


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark