Kandidati për kryeministër nga LDK’ja, Lumir Abdixhiku, ka ndarë pamje nga takimet madhështore në fshatrat e Podujevës.
Abdixhiku ka qenë në Sallabajë e Sekiraqë të Llapit.
“Sonte qëndruam në fshatin Sallabajë të Podujevës!
Sërish, edhe këtu, interesim i madh, pritje e ngrohtë, entuziazëm i jashtëzakonshëm si në secilin takim tjetër në Kosovë!
Populli i Kosovës kërkon ndryshim!
Populli i Kosovës ka kohë që ka kërkuar një LDK si kjo. Këtë LDK tashmë e ka! Prandaj e mbështetë, prandaj e mbronë, prandaj e lartnon!”.
Tutje ai thotë se Llapi tashmë ka vendosur, voton LDK-në me 9 shkurt.
“Nga Sallabaja, u ndalëm në Sekiraqë.
Edhe këtu, na pritën qytetarë të shumtë të këtij fshati.
Llapi, ka nda mendjen tashmë! Në çdo fshat e qytet, ky lum i madh i njerëzve është kushtrim që na thërret për veprim”.