![](https://a3748898.delivery.rocketcdn.me/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
Përfaqësuesi special i BE-së, Miroslav Lajçak, është deklaruar ai pas takimit dy orësh me kryeministrin Albin Kurti.
Ai tha se shtetet anëtare të BE-së do të vendosin për sanksionet ndaj Kosovës, por se kjo është kundër dëshirës së tij.
“Ka një dakordim për tre pikat që duhet të ndjeken për depërshkallëzimin e situatës. Mirëpo, duhet që ende të diskutojmë për hapat konkretë. Takimi ishte i gjatë dhe shumë i rëndësishëm, i ndajtëm qëndrimet me njëri tjetrin dhe u dakorduam që ky proces të vazhdojë. Shtetet anëtarë të BE-së vendosin për sanksionet. Dëshira ime është që të mos ketë sanksione dhe të dyja shtetet të takohen në Bruksel”, tha ai.