×
  • Lajme
  • Lajme

    Takimi i Bislimit me Lajçak, Zyra e Kryeministrit thotë se edhe BE’ja e ka të qartë se s’ka alternativë tjetër pos hapjes së Urës së Ibrit

    Insajderi
    17 September 2024 - 16:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Sa i përket urës mbi lumin Ibër, edhe për BE-në është e qartë që nuk ka alternativë tjetër përpos hapjes së urës”. Kështu thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit për takimin e zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi me emisarin e BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

    Në këtë komunikatë thuhet se Bislimi ia rikujtoi BE’së se edhe në raportet e Komisionit Evropian që prej vitit 2014 shprehet se “ura duhet të hapet, pa vonesa të mëtejme”, raporton Insajderi.

    Zëvendëskryeministri shtoi se edhe në Raportet e Komisionit Evropian që pas vitit 2014, BE-ja shprehet se ura duhet të hapet, pa vonesa të mëtejme. Ai tha se kjo çështje tashmë është trajtuar e dakorduar në Bruksel, në kuadër të procesit të dialogut, dhe se ajo duhet të hapet sipas marrëveshjes ekzistuese, ku edhe cilësohet si simbol i normalizimit”, thuhet në njoftim.

    Pos tjerash, thuhet se në takim u diskutua edhe çështja e të zhdukurve me dhunë dhe liria e lëvizjes.

    Takimi u zhvillua në formatin bilateral, teksa takim trilateral nuk pati, për shkak të refuzimit të Serbisë që të marrë pjesë në një takim të tillë. Nga ana e saj, Kosova përmes kryenegociatorit, ka pranuar të mbahet takimi trilateral, sipas agjendës së paracaktuar nga ndërmjetësuesi, ku temë e vetme e diskutimit parashihej të ishte rruga përpara e zbatimit të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit Implementues”, vijon komunikata. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark